Mjekësia Sportive

Përmirësimi i cilësisë së jetës për pacientët


Mjekësia sportive aplikon dijen mjekësore tek performanca sportive. Ajo ka në fokus të gjithë gamën e njerëzve që merren me sportin dhe aktivitetin fizik, nga sportistët profesionistë e deri tek njerëzit e thjeshtë që merren me ushtrime në palester. Disa nga aspektet kryesore janë trajtimi dhe parandalimi i dëmtimeve, optimizimi i performancës sportive, edukimi rreth ushqyerjes dhe trajnimi.

 
 

KONTAKTONI +355 (0) 4 123 456

Nëse dëshironi të rezervoni një takim ose keni pyetje për ne, telefononi tani dhe një nga anëtarët e ekipit tonë do të jetë më se i lumtur të ndihmojë.

Our Doctors

dr. Doris Flores

This is the subtitle


dr. Doris Flores

This is the subtitle


dr. Doris Flores

This is the subtitle


dr. Doris Flores

This is the subtitle


Pyetje të shpeshta

1Çfarë trajton një mjek sportist?
Gjendje ose patologji ortopedike, muskuloskeletike të tilla si:
- Fraktura/kontraktura
- Dëmtime nga tejpërdorimi
- Brryli i tenisit
- Tendiniti i Akilit etj
2Duhet të jem sportist profesiont që të konsultohem me një mjek sportiv?
Jo domosdoshmërisht. Mjekësia sportive ju vjen në ndihmë duke parandaluar dëmtimet, mund të përmirësojë rutinën tuaj për të arritur objektivat fizik. Mund të jesh thjesht një person i cili bën një jetë aktive (vrap, not) etj dhe përfiton nga mjekësia sportive.
3Kur duhet të aplikoj pakot e ngrohta dhe kur pakot e ftohta?
Menjëherë sapo ndodh dëmtimi, pra në fazë akute këshillohet përdorimi i pakove të ftohta, pra 24-48 orët e para (minimizojmë inflamacionin). Në ditët në vazhdim, pra fazë subakute, kronike këshillohen pakot e ngrohta.
4Si mund të parandalojmë dëmtimet sportive?
Me rëndësi është kryerja e fazës parapërgatitore, ushtrimet e nxehjes (warm up) për të përgatitur muskujt për punën që do të kryejnë në vazhdimësi. Gjithashtu duhet të njihni mirë shenjat e lodhjes. Kur trupi iu paralajmëron, ndaloni aktivitetin dhe shplodhuni. Njihni rregullin RICE (pusho, akull, kompresion, ngritje) dhe gjithashtu ndiqni një dietë ushqimore të shëndetshme.
5A më ndihmon fizioterapia në dëmtimet sportive?
Mjekët sportivë bashkëpunojnë ngushtë me fizioterapistin. Fizioterapia është thelbësore dhe shpesh parandalon trajtimin kirurgjikal të patologjive të ndryshme sportive.

HEALTH CHANNEL