QËNDRA E IMAZHERISË
Shërbimet e imazherisë diagnostikuese me kosto efektive
Qendra e Imazherisë (e quajtur ndryshe Radiologjia) përdor teknologji të avancuar për të parë brenda trupit të pacientëve. Nevojiten specialistë për të përdorur aparaturat dhë për të interpretuar imazhet e prodhuara. Kjo teknologji mund të përdoret për të diagnostikuar sëmundje si kanceri apo sëmundjet e zemrës, por mundëson gjithashtu monitorimin e pacientëve duke i lejuar doktorët të vështrojnë bebet në mitër, të masin densiteitn e kalciumit në kocka, të shohin ritmet e zemrës etj. Këto imazhe i ndihmojnë doktorët të diagnostikojnë në mënyrë të saktë dhe të trajtojnë pacientët brenda afateve kohore.
Fushat e ndërhyrjes
- Kontrolle rutinë
- Monitorim i gjendjeve shëndetësore
- Aritmia dhe çrregullimet e zemrës
- Ekzaminime të gjoksit
- Kujdes akut për sëmundjet sezonale
- Dëmtime të lehta, fraktura, ndrydhje
Shërbimet e ofruara
- Rreze X
- Mamografi
- Ultratinguj
- EKG
- Holter