Gastrohepatologji
GASTROHEPATOLOGJIA është dega e mjekësisë që studion organet e tretjes, funksionimin, sëmundjet dhe mënyrat e trajtimit të tyre. Këtu përfshihen: ezofagu, stomaku, zorrët, pankreasi, mëlçia, fshikëza e tëmthit dhe rrugët biliare.
Ky shërbim aplikon metodat më të fundit endoskopike si në diagnostikim ashtu edhe në trajtimin mini invaziv të problemeve të ndryshme.
Shërbimet kryesore
- Diagnostikimi dhe trajtimi i pacientëve me sëmundje të sistemit tretës, përfshirë rastet kronike dhe përkeqësimet e tyre
- Endoskopia diagnostike dhe terapeutike për raste rutinore dhe urgjente
- Diagnoza funksionale e sëmundjeve të sistemit tretës
- Koordinimi i kujdesit për pacientët me patologji gastroenterologjike, duke siguruar trajtim të integruar