Shëndeti dhe mirëqenia juaj është prioriteti ynë

POLIKLINIKA BARLETI

Shërbime multidisiplinare të integruara mjeksore nga parandalimi te vizitat, analiza, diagnostikim, trajtim si dhe terapi e rehabilitim të pacientëve.

    Kërkoj Informacion

    SPECIALITETE MJEKËSORE


    Shërbime të integruara mjekësore

    Pakete e gjerë shërbimesh shëndetësore me fokus në kujdesin ambulator per parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimie e sëmundjeve nga nje ekip mjekesh me experience.

    Kontrolle dhe Konsultime Mjekësore

    Konsultime me mjekë të përgjithshëm dhe specialistë për shqetësime të ndryshme shëndetësore, diagnostikime dhe orientime për trajtim.

    Kujdes për Sëmundje Kronike

    Mbikëqyrja dhe trajtimi për pacientët me sëmundje kronike si diabeti, hipertensioni, dhe sëmundjet pulmonare

    Vaksinime dhe Pandemite

    Ofrimi i vaksinave për fëmijë dhe të rritur.

    Shërbime Infermierore

    Kujdesi bazë infermieror, administrim i injeksioneve, infuzioneve, mjekim i plagëve, dhe ndihmë për monitorimin e parametrave jetësorë.

    Mjekësi Preventive

    Kontrolli i rregullt shëndetësor, programe depistimi për sëmundje si hipertensioni, diabeti, kanceri.

    Shërbime Ambulatore

    Trajtimi i plagëve, ndihmë për lëndime të lehta, probleme akute shëndetësore.

    Certifikata per aftesi ne pune

    Vlerësimi Shëndetësor: Kontrollin e përgjithshëm shëndetësor / Testime laboratorike / Vlerësimi i aftësisë mendore

    Shendeti ne udhetim

    Shmangia e Sëmundjeve Infektive dhe Vaksinime, Medikamente personale, Sigurimi shëndetësor për udhëtimet

    Turizmi Mjeksor

    Mikrokirurgji Estetike dhe Plastike, Trajtime Dentare, Terapitë e Rehabilitimit dhe Fizioterapisë

    AMBULANCA

    Kujdes ambulator ditor për pacientët kronik, shërbime mjekësore parandaluese, trajtime per lëndimeve të lehta


    NE NUK TRAJTOJMË RASTE EMERGJENTE. Nëse keni dhimbje apo presion në kraharor ose mendoni se jeni duke pësuar ndonjë situatë tjetër kërcënuese për jetën, ju lutemi telefononi urgjencën në numrin 127


    KLINIKË DENTARE


    Shërbime cilësore për shëndetit oral dhe dentar per paciente vendas dhe te huaj

    Klinikë dentare e një standarti të larte, e cila ofron plane te personalizuara të trajtimit ne te gjithe spektrin e sherbimeve me specialistë të secilës fushë, mjedis komfort dhe teknologjinë më të avancuar si dhe implantet e produktet me cilesore. Respektimi i protokolleve strikte të sterilizimit dhe mirëmbajtja e ambienteve garantojnë standardet më të larta të higjienës dhe sigurisë

    KLINIKË ESTETIKE


    Kujdes ndaj lekurës, trajtime bukurie dhe mikrokirurgji

    Ne kombinojmë shkencën dhe artin për të ofruar shërbime që përmirësojnë pamjen dhe funksionet e trupit si dhe rezultate që ndikojnë në cilësinë e jetës, duke u fokusuar në nevojat individuale të pacientëve dhe duke përdorur teknologjitë më të avancuara


    KABINET FIZIOTERAPIE DHE ORTOPEDIA


    Përmirësimi i cilësisë së jetës për pacientët dhe individet aktiv

    Shërbime për rikuperimin fizik, trajtim i dhimbjeve muskulare dhe nyjeve, dhe rehabilitim për pacientë që kanë pësuar trauma ose ndërhyrje kirurgjikale si dhe programe te specializuara për rikuperimin e pacientëve me sëmundje kronike, për të përmirësuar funksionalitetin dhe cilësinë e jetës

    FARMACI

    Shëndeti dhe cilësia e jetës së pacientit është prioriteti ynë
    Ofrojmë një gamë të gjerë barnash të sigurta dhe efektive, këshilla profesionale dhe edukim shëndetësor si dhe kujdes mjeksor ekonomik, të aksesueshem, koordinuar dhe gjithëpërfshirës

    LABORATOR DIAGNOSTIKUES MJEKËSOR

    Shërbime të shpejta, të besueshme dhe novatore

    Laboratori kryen dhe përpunon një gamë të gjerë testesh dhe analizash gjaku, analiza urinalize, testime mikrobiologjike dhe biokimike, të cilat ndihmojnë në diagnostikimin e sëmundjeve dhe gjendjeve të ndryshme shëndetësore. Përveç pacientëve të klinikës, ne ofrojmë edhe vizita pa rezervim paraprk, referime nga ofrues të tjerë shëndetësorë, organizata, biznese, shkolla dhe pacientë që përdorin shërbimet në shtëpi apo komunitet


    KABINETI DIAGNOSTIKE DHE IMAZHERISË

    Imazheri diagnostikuese dhe planifikim e monitorim te trajtimit me kosto efektive


    Kabineti i imazherisë për diagnostikë është thelbësor për zbulimin, diagnostikimin dhe monitorimin e një game të gjerë të sëmundjeve dhe gjendjeve shëndetësore. Shërbime si radiografi, ekografi, tomografi (CT), rezonancë magnetike (MRI), dhe mamografi, për diagnostikimin e saktë të problemeve të brendshme.

    AGJENSIA

    SHËNDETI NË FAMILJE

    Për herë të parë në Shqipëri, shërbime të integruara shëndetësore dhe sociale në shtëpine tuaj.

    Ne ofrojmë kujdes të personalizuar shendetesor për pacientët e të gjitha moshave, aty ku ndiheni më rehat - në shtëpinë ose komunitetin tuaj. Permes paisjeve portative, teknologjive dhe teknikave te reja ofrojme perkujdes mjeksor te shpejte, komod, efikas dhe ekonomik ne banese prane familjes suaj.


    Diagnostifikim dhe trajtim mjekësor në banesa

    Asistencë shëndetesore në familje

    Punë shtepiake dhe kujdes social

    Ambulance - kujdes ambulator shendetesor

    Shendeti ne pune dhe komunitet

    REGJISTROHUNI NË NEWSLETTER

       

      Orari ynë i punës është

      Ejani të na vizitoni në klinikën tonë moderne, në zemër të Tiranës, larg trafikut dhe afër liqenit artificial.

      Në mbrëmje dhe fundjavë mund të na vizitoni duke prenotuar takim. Mund të organizohet kujdes 24- orë.

      • 08:00 - 16:00
      • 08:00 - 15:00

      Kontaktoni