Pneumologji
PNEUMOLOGJIA është një degë e mjekësisë që merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të mushkërive dhe sistemit të frymëmarrjes.
Patologjitë më të shpeshta të aparatit të frymëmarrjes:
- Infeksionet respiratore – Gripi, bronkiti, pneumonia, tuberkulozi
- Astma bronkiale – Sëmundje kronike që shkakton ngushtim të rrugëve të ajrit
- BPCO – Përfshin bronkitin kronik dhe emfizemën, duke shkaktuar vështirësi në frymëmarrje
- Fibroza pulmonare – Trashje dhe humbje e elasticitetit të indeve të mushkërive
- Embolia pulmonare – Bllokim i një arterie në mushkëri nga një tromb
- Kanceri i mushkërive – I lidhur shpesh me pirjen e duhanit dhe faktorë të mjedisit
- Apnea Obstruktive e Gjumit – Çrregullim që shkakton ndërprerje të frymëmarrjes gjatë gjumit, gërhitje të rëndë, lodhje
- Pneumotoraksi – Kolaps i mushkërisë për shkak të grumbullimit të ajrit në kraharor
Ekzaminimet kryesore për dagnostikimin e sëmundjeve të aparatit të frymëmarrjes
Për të diagnostikuar saktë sëmundjet e mushkërive dhe sistemit të frymëmarrjes, përdoren një sërë ekzaminimesh klinike, imazherike dhe laboratorike. Më poshtë janë cituar metodat më të rëndësishme:
Testet e funksionit pulmonar
- Spirometria – Mat rrjedhën dhe vëllimin e ajrit në mushkëri, e dobishme për diagnostikimin e astmës dhe SPOK
- Testi i difuzionit të monoksidit të karbonit – Vlerëson aftësinë e mushkërive për të transferuar oksigjenin në gjak
- Pletizmografia pulmonare – Mat vëllimin total të mushkërive dhe ndihmon në identifikimin e sëmundjeve restriktive
Ekzaminimet imazherike
- Radiografia e kraharorit (X-ray) – Përdoret për të zbuluar pneumoninë, tuberkulozin, tumoret dhe sëmundje të tjera pulmonare
- Tomografia e kompjuterizuar (CT scan) – Jep imazhe më të detajuara për sëmundjet intersticiale, embolinë pulmonare dhe kancerin e mushkërive
- Skanimi me ventilim-perfuzion (V/Q scan) – Përdoret për të diagnostikuar embolinë pulmonare duke krahasuar rrjedhën e ajrit dhe të gjakut në mushkëri
Procedurat invazive për diagnostikim
- Bronkoskopia – Një tub fleksibël futet në rrugët e frymëmarrjes për të ekzaminuar mushkëritë dhe për të marrë mostra
- Biopsia pulmonare – Merr mostra të indeve të mushkërive për diagnostikimin e sëmundjeve si fibroza pulmonare dhe kanceri
- Torakocenteza – Heq lëngun e tepërt nga hapësira pleurale për analizë dhe diagnostikim të infeksioneve ose sëmundjeve malinje
Testet laboratorike dhe gazeve në gjak
- Analizat e gjakut – Identifikojnë infeksionet, inflamacionet dhe sëmundjet autoimune që ndikojnë mushkëritë
- Analiza e gazit në gjak (hemogazanaliza) – Mat nivelin e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në gjak, duke vlerësuar funksionin e frymëmarrjes
- Kultura e pështymës dhe testi për tuberkulozin – Identifikon mikroorganizmat përgjegjës për infeksione pulmonare
Polisomnografia (tudimi i gjumit)
- Studimi i gjumit përdoret për të diagnostikuar apnenë obstruktive të gjumit, duke monitoruar frymëmarrjen dhe nivelin e oksigjenit gjatë natës
Kur të konsultoheni me një pneumolog?
Nëse keni:
- Vështirësi në frymëmarrje
- Kollë e përhershme
- Dhimbje ose shtrëngim në gjoks
- Infeksione të shpeshta të frymëmarrjes
- Kriza astmatike
- Kollitje me gjak