Para se të vini në klinikë, duhet të ndërmerrni disa hapa:

  • Sigurohuni që e dini se si të na gjeni/vendndodhjen tonë
  • Konfirmoni orën dhe ditën e takimit tuaj
  • Konfirmoni se çfarë dokumentesh duhet të sillni (mjet identifikimi, dokument sigurimi (nëse ka), dëshmia që jeni student në Universitetin Barleti (nëse ka), të tjera)
  • Na njoftoni paraprakisht nëse keni nevojë për ndihmë me përkthim
  • Na njoftoni nëse keni nevoja të veçanta për sa i përket lëvizshmërisë
  • Përgatitni pyetje për të mjekun tuaj rreth:
    • gjendjes/ simptomave tuaja
    • trajtimit tuaj
    • çfarë testi laboratorik/testi radiologjik duhet bërë
    • nëse keni nevojë për operacion apo jo
  • Përgatitni të informacione të mëparshme mjekësore nga spitalet/klinikat e tjera nëse ka:
    • testet laboratorike
    • raportet e radiologjisë
    • raportet mjekësore
    • CD etj

PACIENTI KA TË DREJTË TË:


  • Të trajtohet me mirësjellje dhe respekt, në vlerësim të dinjitetit të tij/saj dhe në mbrojtje të privatësisë.
  • Të marrë një përgjigje të shpejtë dhe të arsyeshme ndaj pyetjeve dhe kërkesave.
  • Të ketë dijeni se kush ofron shërbime mjekësore dhe është përgjegjës për kujdesin e tij/saj.
  • Të ketë dijeni se cilat shërbime mbështetëse janë të disponueshme për pacientët, si për shembull, nëse ka përkthyes për pacientët që nuk flasin shqip.
  • Të ketë dijeni se cilat rregulla dhe rregullore zbatohen për sjelljen e tij/saj.
  • Ti jepet nga ofruesi i kujdesit shëndetësor informacione të tilla si diagnoza, trajtimi i planifikuar, alternativat, rreziqet dhe prognoza.
  • Të refuzojë çdo trajtim, përveç në rastet kur nuk lejohet nga ligji.
  • Ti jepet informacion i plotë dhe këshillim i nevojshëm për burimet e disponueshme financiare për kujdes shëndetësor.
  • Të ketë dijeni nëse institucioni i kujdesit shëndetësor pranon kompaninë e sigurimit, nëse pacienti mbulohet nga sigurimet shoqërore private.
  • Të mari para trajtimit, një preventiv të arsyeshëm të tarifave për kujdesin mjekësor.
  • Të mari një kopje të një fature të hollësishme të shërbimeve të mara dhe, nëse duhet, ti shpjegohen tarifat.
  • Ti jepet trajtim mjekësor ose akomodim, pavarësisht nga raca, kombësia, feja, burimi i të ardhurave të pagesës ose të paturit e aftësive të kufizuara.
  • Të mari shërbim shëndetësor për çdo gjendje mjekësore urgjente që do të përkeqësohej nese nuk do trajtohej.
  • Të dijë nëse trajtimi mjekësor është për qëllime të kërkimit eksperimental dhe të jap pëlqimin ose refuzimin e tij/saj për të marrë pjesë në një kërkim të tillë.
  • Të shpreh ankesa për çdo shkelje të të drejtave të tij/saj.

NJË PACIENT ËSHTË PËRGJEGJËS PËR:


  • Dhënien e informacionit të saktë për ankesat aktuale, sëmundjet e kaluara, shtrimet në spital, mjekimet dhe çdo informacion tjetër në lidhje me shëndetin e tij/saj ofruesit të kujdesit shëndetësor.
  • Raportimin e ndryshimeve të papritura në gjendjen e tij/saj tek ofruesi i kujdesit shëndetësor.
  • Raportimin te ofruesi i kujdesit shëndetësor nëse ai ose ajo e kupton trajtimin e planifikuar dhe çfarë pritet prej tij ose saj.
  • Ndjekjen e planit të trajtimit të rekomanduar nga ofruesi i kujdesit shëndetësor.
  • Për pjesëmarrjen në vizitat dhe, kur nuk është në gjendje ta bëjë këtë, për njoftimin e institucionit të kujdesit shëndetësor.
  • Veprimet e tij ose të saj nëse trajtimi refuzohet ose nëse pacienti nuk ndjek udhëzimet e ofruesit të kujdesit shëndetësor.
  • Përmbushjen e përgjegjësive financiare.
  • Ndjekjen e rregullave të sjelljes së institucionit të kujdesit shëndetësor.