Kardiologji

KARDIOLOGJIA merret me studimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut. Kjo disiplinë luan një rol kyç në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare duke përdorur teknika të avancuara diagnostike dhe protokolle terapeutike të specializuara.

Sëmundjet kryesore që trajton kardiologjia:

  • Crregullimet e ritmit (Fiblilacioni dhe flateri atrial, Fibrilacioni ventricular, takikardia ventrikulare, extrasistolat, bradikardite etj)
  • Hipertensioni arterial
  • Infarkti i miokardit dhe të gjitha patologjitë iskemike të arterieve koronare
  • Arresti kardiak – Ndodh për shkak të çrregullimeve të rënda të ritmit të zemrës
  • Insuficienca kardiake kongjestive – Pamjaftueshmëria e zemrës për të pompuar gjakun siç duhet
  • Valvulopatia mitrale ose aortike – Probleme me valvulat e zemrës
  • Kardiomiopatitë primare dhe sekondare – Sëmundje që prekin muskujt e zemrës
  • Sëmundjet e aortës dhe enëve të mëdha – Përfshin aneurizmat dhe diseksionet e aortës

 

Për një zemër të shëndetshme ofrojmë një sërë ekzaminimesh dhe trajtimesh si:

  • Konsultë me mjekun specialist kardiolog – Vlerësim i gjendjes së zemrës dhe planifikim i trajtimit
  • EKG (Elektrokardiograma) – Regjistrimi i aktivitetit elektrik të zemrës për të zbuluar çrregullime të ritmit dhe funksionit të saj
  • Prova ushtrimore (Stress test) – Vlerësimi i performancës së zemrës  gjatë aktivitetit fizik
  • Ekokardiografia (Eko e zemrës) – Ekzaminim i strukturës dhe funksionit të zemrës (Echo transtorakale dhe  transezofageale)
  • Holter TENSIONI dhe Holter RITMI – Monitorim i vazhdueshëm i tensionit të gjakut dhe ritmit të zemrës për 24-48 orë

Ekipi Ynë

Rosalinda Capi

Infermiere


KONTAKTONI +355 (0) 69 60 72 333

Nëse dëshironi të rezervoni një takim ose keni pyetje për ne, telefononi tani dhe një nga anëtarët e ekipit tonë do të jetë më se i lumtur të ndihmojë.