Neurologji
NEUROLOGJIA është dega e mjekësisë që merret me studimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve që prekin:
- Trurin
- Palcën kurrizore
- Nervat periferike
- Muskujt
Neurologët janë specialistë që identifikojnë dhe trajtojnë çrregullime neurologjike dhe neurodegjenerative, duke ndihmuar pacientët të përmirësojnë cilësinë e jetës.
Sëmundjet dhe çrregullimet që trajton neurologjia
Sëmundjet degjenerative të trurit dhe palcës së kurrizit:
- Sëmundja e Alzheimerit – Humbje progresive e kujtesës dhe funksioneve njohëse
- Sëmundja e Parkinsonit – Dridhje, ngadalësim i lëvizjeve dhe ngurtësi muskulore
- Skleroza e shumëfishtë (MS) – Dëmtim i mielinës që çon në probleme me lëvizjen dhe koordinimin
- Sëmundja e Huntingtonit – Çrregullim gjenetik që shkakton lëvizje të pavullnetshme dhe ndryshime të sjelljes
Çrregullimet e lëvizjes
- Distrofitë muskulore – Dobësi progresive e muskujve për shkak të çrregullimeve gjenetike
- Dridhjet esenciale – Dridhje të pavullnetshme të duarve, kokës ose trupit
Aksidentet cerebrovaskulare te trurit (AVC)
- Iskemia cerebrale – Reduktim i rrjedhjes së gjakut në tru për shkak të bllokimit të enëve të gjakut
- Hemoragjia cerebrale – Gjakderdhje në tru, shpesh nga hipertensioni ose aneurizmat
Epilepsia dhe çrregullimet e krizave konvulsive
- Epilepsia – Kriza konvulsive për shkak të aktivitetit elektrik jonormal në tru
Sëmundjet e nervave periferike dhe muskujve
- Neuropatia periferike – Mpirje, ndjesi shpimi ose djegie për shkak të dëmtimit të nervave
- Miastenia gravis – Sëmundje autoimune që ndikon në komunikimin mes nervave dhe muskujve, duke shkaktuar dobësi muskulore dhe lodhje të shpejtë
Dhimbjet neurologjike dhe migrena
- Migrena – Dhimbje koke të forta me ndjeshmëri ndaj dritës dhe tingujve
- Dhimbjet e kokës kronike
- Nevralgjia e nervit trigeminal – Dhimbje e fortë në fytyrë për shkak të dëmtimit të nervit trigeminal
Infeksionet e sistemit nervor
- Meningjiti – Inflamacion i cipave që mbështjellin trurin dhe palcën kurrizore
- Encefaliti – Inflamacion i trurit, zakonisht i shkaktuar nga viruse
- Neurosifilizi – Infeksion i trurit si komplikacion i një sifilizi të patrajtuar
Tumoret e trurit dhe palcës kurrizore
- Glioma, meningioma, astrocitoma – Tumore të ndryshme në tru, që mund të jenë beninje ose malinje
Çrregullimet e gjumit dhe stresit neurologjik
- Pagjumësia kronike – Probleme të vazhdueshme me gjumin që ndikojnë në trurin dhe shëndetin mendor
- Sindroma e këmbëve të lodhura – Nevojë e pakontrolluar për të lëvizur këmbët, veçanërisht gjatë natës
- Narkolepsia – Sulme të papritura të gjumit dhe lodhje ekstreme gjatë ditës
Ekzaminimet më të përdorura në Neurologji
Për të diagnostikuar sëmundjet neurologjike, specialistët përdorin teknika dhe ekzaminime të avancuara, duke përfshirë:
Elektroencefalograma (EEG)
Metodë e rëndësishme për të studiuar aktivitetin elektrik të trurit. Përdoret për të diagnostikuar epilepsinë, çrregullimeve të gjumit dhe encefalopatitë.
Rezonanca magnetike (MRI) dhe tomografia e kompjuterizuar (CT=Skaner)
Ofron imazhe të detajuara të trurit dhe palcës kurrizore. Ndihmon në diagnostikimin e tumoreve, ishemisë cerebrale, sklerozës multiple dhe dëmtimeve të tjera neurologjike.
Elektromiografia (EMG) dhe studimi i përçueshmërisë nervore (NCS)
Matin funksionin e nervave dhe muskujve. Përdoren për neuropatitë, sëmundjet muskulare dhe çrregullimet e nervave periferike.
Analizat e gjakut
Përdoren për të zbuluar shkaqet metabolike, infektive ose autoimune të çrregullimeve neurologjike. Testet për vitamina, hormone, infeksione dhe markues inflamatorë ndihmojnë në përcaktimin e diagnozës.
Punksioni lumbal (LP)
Merret një mostër e lëngut cerebrospinal nga shtylla kurrizore. Përdoret për meningjitin, sklerozën multiple dhe sëmundjet inflamatore të sistemit nervor.
Këto ekzaminime ndihmojnë neurologët të përcaktojnë diagnozën dhe të ofrojnë trajtim të personalizuar për çdo pacient.