1. Poliklinika funksionon në orën 07:30 - 20:00 gjithashtu dhe përmes shërbimit në shtëpi në fashën orare 24H.

2. Shërbimet shëndetësore të poliklinikës tonë ofrohet për të gjitha moshat.

3. Fëmijët nën 13 vjeç duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit në ambjentet e poliklinikës.

4. Poliklinika nuk ofron shërbime shëndetësore të rasteve të urgjencës mjekësore.

5. Pranë çdo shërbimi ka higjenizues për duart. Pacientët apo dhe shoqëruesit janë të ftuar t’i përdorin ato.

6. Në poliklinikë nuk lejohet konsumi i ushqimeve dhe pijeve alkoolike.

7. Nuk lejohet duhanpirja në ambjentet e poliklinikës.

8. Fotot dhe videot në ambjentet e poliklinikës pa auotorizimin përkatës nuk lejohen. Paraprakisht duhet një aprovim nga menaxheri për arsye të ruajtjes së konfidencialitetit të personelit dhe pacientëve.

9. Duhet të ruhet qetësia dhe të flitet me zë të ulët për të shmangur bezdisjen e pacientëve.