Pediatri

PEDIATRIA është degë e mjekësisë që kujdeset për shëndetin fizik, sjelljen dhe mirëqenien mendore të fëmijëve, nga lindja deri në moshën 18 vjeç. Ky specialitet trajton një gamë të gjerë sëmundjesh dhe shqetësimesh shëndetësore, nga ato të lehta deri te ato më seriozet.

Falë specialistëve tanë, fëmijët tuaj do të kenë mundësinë për një kontroll shëndetësor të shpejtë dhe me cilësi të lartë.  Pediatria përfshin:

  • Ekzaminimi fizik i fëmijës – Kontroll i përgjithshëm për të vlerësuar gjendjen shëndetësore
  • Monitorimi i zhvillimit – Monitorimi i fazave e rritjes dhe zhvillimit (si aftësitë fizike, sjellja dhe aftësitë mendore)
  • Diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve – Kujdes i specializuar për problemet shëndetësore të fëmijërisë
  • Këshillim për rritjen dhe zhvillimin – Informacione dhe udhëzime për prindërit mbi zhvillimin e fëmijës

Pediatria synon të sigurojë që fëmijët të jenë të shëndetshëm dhe të kenë një zhvillim të plotë dhe të suksesshëm.

 

Konsultori "Nëna & Fëmija" – Kujdes i Plotë për Nënat dhe Fëmijët

Ky është një sektor shëndetësor që merret me shëndetin e grave shtatzëna, nënave dhe fëmijëve. Ai ofron kujdes gjatë gjithë procesit, nga shtatzënia deri në rritjen e fëmijës. Qëllimi është të sigurojë një fillim të shëndetshëm të jetës dhe të parandalojë problemet gjatë shtatzënisë dhe zhvillimit të fëmijës.

Shërbimet që ofrojmë

Kujdesi para lindjes

  • Vizita të rregullta për monitorimin e shtatzënisë
  • Ekzaminime mjekësore dhe analiza laboratorike
  • Këshillim për një shtatzëni të shëndetshme

Kujdesi gjatë lindjes

  • Lindje e asistuar nga mjekë dhe mami
  • Shërbime obstetrike dhe trajtim i komplikimeve gjatë lindjes

Kujdesi pas lindjes

  • Monitorimi i shëndetit të nënës dhe foshnjës
  • Vaksinime dhe këshillim për ushqyerjen me gji
  • Udhëzime për rritjen e shëndetshme të foshnjës

Shëndeti i fëmijëve

  • Kontroll i rregullt i rritjes dhe zhvillimit
  • Vaksinime të detyrueshme dhe rekomanduara
  • Parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve te fëmijët

Mbështetje psiko-sociale

  • Ndihmë emocionale për nënat dhe familjet
  • Këshillim për planifikimin familjar dhe prindërimin e shëndetshëm

Me një ekip të përkushtuar dhe shërbime të specializuara, ne kujdesemi për mirëqenien e nënave dhe fëmijëve, duke ofruar kujdes të sigurt dhe profesional në çdo hap të rrugëtimit të tyre!

KONTAKTONI +355 (0) 69 60 72 333

Nëse dëshironi të rezervoni një takim ose keni pyetje për ne, telefononi tani dhe një nga anëtarët e ekipit tonë do të jetë më se i lumtur të ndihmojë.