Angiologji

ANGIOLOGJIA është një degë e mjekësisë që merret me studimin,  diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të enëve të gjakut (arterieve dhe venave,  enëve të vogla) dhe enëve limfatike. Ajo fokusohet në probleme si:

  • Sëmundjet venoze, ku përfshihen:  venat varikoze, insuficienca venoze  kronike dhe trombozat e venave të thella
  • Sëmundjet arteriale, siç janë  ateroskleroza, aneurizmat dhe  sëmundja arteriale periferike
  • Çrregullimet limfatike, si limfedema (ënjtja e shkaktuar nga grumbullimi i lëngjeve limfatike).
  • Dëmtimet microcirkulatore (sindroma Raynaud, etj)

Angiologjia është e lidhur ngushtë me kirurgjinë vaskulare, por ajo përqendrohet më shumë në trajtimin jo kirurgjikal të këtyre sëmundjeve, duke përdorur terapi medikamentoze, ndërhyrje minimale invazive dhe metoda të tjera.

Klinika ofron shërbime moderne, duke përfshirë:

  • Echodoppler e enëve të gjakut, përfshire dhe të TSA (për  parandalimin e goditjes iskemike)
  • Trajtimet për parandalimin e trombozës
  • Terapitë për përmirësimin e qarkullimit
  • Diagnoza dhe trajtimi për sëmundjen arteriale dhe këmbën diabetike
  • Çdo pacienti i garantohet një qasje e plotë dhe e personalizuar

Klinika jonë përdor pajisje të avancuara diagnostike dhe terapeutike (Echo Doppler, Laser) si dhe metoda endovaskulare.

Mjekët tanë

dr. Doris Flores

This is the subtitle


dr. Doris Flores

This is the subtitle


dr. Doris Flores

This is the subtitle


dr. Doris Flores

This is the subtitle


KONTAKTONI +355 (0) 69 60 72 333

Nëse dëshironi të rezervoni një takim ose keni pyetje për ne, telefononi tani dhe një nga anëtarët e ekipit tonë do të jetë më se i lumtur të ndihmojë.