Endokrinologji

ENDOKRINOLOGJIA është një disiplinë mjekësore që studion gjëndrat endokrine,  funksionin dhe patologjinë e tyre.

Gjëndrat endokrine rregullojnë sistemin hormonal, duke prodhuar dhe sekretuar hormone të cilat kontrollojnë metabolizmin e trupit, rritjen dhe zhvillimin, zhvillimin seksual si dhe funksione të tjera të trupit. Disa prej tyre janë tiroidet, pankreasi,  gonadët (testet dhe vezoret), surrenalet (gjendrat mbiveshkore), parathyroidet, hipofiza, etj.

Mjekët tanë janë të specializuar në trajtimin e patologjive që vijnë si pasojë e disbalancës hormonale të gjëndrave endokrine.

Sëmundjet që trajton endokrinologjia:

  • Patologjitë endokrine të gjëndrës së pankreasit
  • Diabeti Mellitus Tip 1 – Sëmundje autoimune që shkatërron qelizat beta të pankreasit, duke çuar në mungesë totale të insulinës
  • Diabeti Mellitus Tip 2 – Rezistencë ndaj insulinës dhe prodhim i pamjaftueshëm i saj
  • Diabeti Sekondar – Diabeti i shkaktuar nga dëmtimi i pankreasit (p.sh., pankreatiti kronik, operacionet pankreatike)
  • Hipoglicemia – Nivele të ulëta të sheqerit në gjak për shkak të prodhimit të tepërt të insulinës ose çrregullimeve metabolike
  • Insulinoma – Tumor i rrallë i pankreasit që prodhon tepër insulinë, duke shkaktuar hipoglicemi të përsëritur
  • Glukagonoma – Tumor që prodhon tepër glukagon, duke shkaktuar  hiperglicemi dhe diabet
  • Adenokarcinoma Pankreatike – Tumori malinj më i zakonshëm i pankreasit, me prognozë të rëndë

 

Patologjitë e gjëndrës tiroide
  • Hipotiroidizmi – Prodhim i ulët i hormoneve tiroide, shkakton lodhje, shtim në peshë dhe lëkurë të thatë
  • Hipertiroidizmi – Prodhim i tepërt i hormoneve tiroide, shfaqet me rrahje  të shpejta të zemrës, humbje peshe dhe ankth
  • Struma endemike dhe struma nodulare – Zmadhim i gjëndrës  tiroide me ose pa formim nyjesh
  • Tiroiditet autoimune dhe virale –  Inflamacion i gjëndrës tiroide (si Hashimoto dhe Graves)
  • Patologjitë malinje të tiroides – Tumore të gjëndrës tiroide

 

Sëmundjet e gjëndrës së hipofizës
  • Prolaktinoma – Tumor beninj që karakterizohet nga nivele të larta të prolaktinës
  • Akromegalia – Prodhim i tepërt i hormonit të rritjes, shkakton zmadhim të duarve, këmbëve dhe fytyrës
  • Panhipopituitarizmi – Mungesë e plotë e hormoneve hipofizare
  • Morbus Cushing – Prodhim i tepërt i kortizolit nga hipofiza
  • Diabeti insipid – Çrregullim i hormonit që kontrollon ekuilibrin e ujit në trup (hormoni antidiuretik)

 

Sëmundjet e gjëndrës mbiveshkore
  • Sëmundjet funksionale:
    • Sindroma Cushing (endogjene dhe ekzogjene) – Prodhim i tepërt i kortizolit
    • Hiperaldosteronizmi primar – Prodhim i tepërt i aldosteronit, çon në hipertension dhe çrregullime të kripërave në gjak
    • Feokromocitoma – Tumor që prodhon hormone të tepërta duke shkaktuar rritje të tensionit
    • Insufiçenca e gjëndrës mbiveshkore – Pamjaftueshmëri në prodhimin e hormoneve
    • Hiperplazia kongjenitale e mbiveshkoreve – Deficite enzimatike që ndikojnë në zhvillimin normal
  • Incidentalomat – Masa të zbuluara rastësisht në gjëndrën mbiveshkore
  • Neoplazitë beninje dhe malinje – Tumore të mbiveshkores

 

Hipertensioni me origjinë endokrine
  • Hiperaldosteronizmi primar
  • Feokromocitoma
  • Sindroma Cushing

 

Çrregullimet e metabolizmit të kalciumit dhe fosforit
  • Hiperparatiroidizmi – Prodhim i tepërt i parathormonit, çon në hiperkalcemi
  • Pseudohipoparatiroidizmi – Mungesë reagimi ndaj parathormonit
  • Hiperkalçiuria – Eliminim i tepërt i kalciumit me urinën

 

Sëmundje të tjera endokrine
  • Sindroma e ovareve policistike (SOP) – Çrregullim hormonal që ndikon në ciklin menstrual dhe fertilitetin
  • Dislipidemitë – Çrregullime të nivelit të yndyrnave në gjak
  • Obeziteti – Lidhur me çrregullime hormonale dhe metabolike

Mjekët tanë

dr. Doris Flores

This is the subtitle


dr. Doris Flores

This is the subtitle


dr. Doris Flores

This is the subtitle


dr. Doris Flores

This is the subtitle


KONTAKTONI +355 (0) 69 60 72 333

Nëse dëshironi të rezervoni një takim ose keni pyetje për ne, telefononi tani dhe një nga anëtarët e ekipit tonë do të jetë më se i lumtur të ndihmojë.