Psikologji
Psikologjia është skenca që studion sjelljen dhe kognicionin. Sjellja përkufizohet si gjithçka që ju bëni, veçanërisht nëse kjo mund të vëzhgohet prej të tjerëve.
Kognicioni përfshin proceset mendore, si p.sh të menduarit, perceptimin, kujtesën, zgjidhjen e problemeve, të ëndërruarit, etj. Këto procese njohëse zakonisht nuk mund të vëzhgohen drejtë për drejt dhe shpesh studiohen përmes vetëraportimeve të subjekteve nën mbikqyrjen.
Një aspekt i studimit shkencor janë proceset biologjike ose fiziologjike që shpesh shoqërojnë si sjelljen ashtu edhe kognicionin. Aktiviteti valor i trurit gjate të ëndërruarit apo të menduarit, ritmi i zemrës gjatë një emocioni të fuqishëm, apo ndryshimet kimike te gajkut gjatë të ngrënit janë shembuj të proceseve fiziologjike.
Dy format e shërbimeve psikologjike janë:
Këshillimi psikologjik
Këshillimi është një proces mbështetës, afatshkurtër ku individi bashkëpunon me psikologun për të reflektuar mbi ndjenjat, mendimet dhe përvojat e tij. Këshillimi fokusohet më shumë te vështirësitë e përditshme dhe momentet sfiduese të jetës, pa qenë domosdoshmërisht i lidhur me një çrregullim mendor.
Psikoterapia
Psikoterapia është një proces më i thelluar dhe i strukturuar, që përdoret për të trajtuar çrregullime të mirëpërcaktuara të shëndetit mendor. Ajo zhvillohet përmes teknikave profesionale, brenda një marrëdhënieje terapeutike të qëndrueshme, me qëllim ristrukturimin emocional, njohës dhe sjellor të individit.
Ofrojmë këshillim individual dhe të personalizuar për:
- Vështirësi emocionale të përditshme (trishtim, pasiguri)
- Vetëbesim dhe vetëvlerësim i ulët
- Marrëdhënie të vështira ndërpersonale
- Stres në punë apo në ambientin familjar
- Përshtatje me ndryshime të mëdha në jetë (ndryshim pune, ndarje, humbje)
- Vështirësi në vendimmarrje dhe përballim të situatave sfiduese
- Zhvillim personal dhe rritje e vetëdijes emocionale
- Mbështetje për adoleshentë në:
- Vështirësi në përqendrim dhe motivim
- Presionin e moshatarëve
- Përshtatje me ndryshimet hormonale dhe emocionale të pubertetit
- Vështirësi në ambientin shkollor apo në familje
Shërbimet e psikoterapisë
Psikoterapia përdoret për të trajtuar çrregullime të diagnostikueshme dhe përfshin punë më të thelluar mbi emocionet, modelet e mendimit dhe sjelljet.
Trajtojmë:
- Çrregullime të ankthit
- Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar
- Çrregullimi i panikut dhe agrofobia
- Fobitë specifike dhe ankthi social
- Çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD)
- Çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) - Çrregullime të humorit
- Depresioni (i lehtë, mesatar dhe i rëndë)
- Çrregullimi bipolar
- Distimia - Çrregullime të personalitetit
- Çrregullimi kufitar i personalitetit
- Çrregullimi narcisist, histrionik, antisocial, shmanges - Çrregullimet e të ngrënit (anoreksia nervore dhe bulimia)
- Vështirësi të tjera që trajtohen me psikoterapi
- Vështirësi të thella në ndërtimin e marrëdhënieve dhe vetë-identitetit
- Varësitë emocionale dhe varësitë nga marrëdhëniet
- Mekanizma të dëmshëm përballimi të ndërtuar në fëmijëri
- Vështirësi të përsëritura që ndikojnë ndjeshëm funksionimin ditor
- Mbështetje afatgjatë për individë që kërkojnë transformim të brendshëm emocional dhe sjellor - Terapi çifti
Terapia e çiftit është formë e psikoterapisë që ndihmon partnerët të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre në çift dhe të ndihmohen në rindërtimin e marrëdhënieve të tyre. Terapia në çift mund të trajtojë një gamë të gjerë çështjesh marrëdhëniesh, duke përfshirë konfliktet e përsëritura, ndjenjat e shkëputjes, një lidhje, çështjet që lidhen me seksin ose vështirësitë për shkak të stresit të jashtëm.



