Rreth nesh
Ofrojmë trajtim multidisiplinar të integruar mjekësor me plane kujdesi të personalizuara për pacientët. Përmes mjëkëve, stafit teknik dhe akademik që kombinojnë përvojat praktike me teknika dhe terapi të reja ofrojmë shërbime efektive dhe konkuruese si dhe lehtësi pagese në partneritet me operator financiar. Ofrojmë infrastrukturë moderne dhe teknologji inovative, paisje të avancuara diagnostifikuese dhe terapeutike, sisteme dixhitale për informacionet mjekësore. Synojmë të ngremë një organizatë në evoluim që përballet me sfidat e transformimit dixhital dhe lider të zhvillimit në zinxhirin e sektorit të shëndetit parësor dhe mirëqënies.
Misioni
Misioni është të koordinojë dhe të ofrojë kujdes shëndetësor të cilësisë së lartë, të aksesueshëm dhe të vazhdueshëm, në shërbim të nevojave shëndetësore të të gjithë individëve dhe familjeve të tyre në komunitetet ku ne shërbejmë, duke përfshirë popullatat e papërfaqësuara dhe të pafavorizuara nëpërmjet integrimit të kujdesit të jashtëzakonshëm, të përqëndruar te pacientët, arsimit, kërkimit dhe partneriteteve që synojnë të tejkalojnë pritshmëritë e pacientëve.
Vizioni
Vizioni i gjerë është të bëhemi vija e parë e mbrojtjes për të gjitha nevojat shëndetësore të anëtarëve të komunitetit duke përfshirë nevojat fizike, sociale, psikologjike dhe shpirtërore. Kur përballemi me pyetje dhe situata të shëndetit dhe të mirëqenies, ne do të jemi opsioni i parë për të dhënë zgjidhje duke orientuar dhe koordinuar kujdesin ndaj pacientit, ose duke krijuar zgjidhje nëpërmjet partneriteteve dhe kërkimeve. Qëllimi është të krijoj një kujdes primar tek i cili pacientët të mund të mbështeten. Do të fitojmë besimin e pacientëve, do bëhemi një partner i çmuar në komunitet dhe do të bëjmë ndryshime pozitive.
Vlerat

Klientë të kënaqur
Vite eksperiencë
Vlerësime
DASHAMIRËSIA
Pacientët janë në qendër të asaj që bëjmë. Ne interesohemi për pacientët tanë. Të gjithë i trajtojmë me dhembshuri, mirëdashje dhe dinjitet. Përpiqemi fort të krijojmë një mjedis të dashur e të dhembshur, në të cilin të punojmë e të ofrojmë përkujdesje, i cili jo vetëm u përgjigjet nevojave fizike të pacientëve, por edhe përpiqet të kujdeset për nevojat shoqërore, shpirtërore dhe emocionale.
INTEGRITETI
Pacientët mund të na besojnë. Ne themi të vërtetën. Ne bëjmë atë që themi dhe themi atë që bëjmë. Jemi të hapur, të ndershëm dhe etikë. Ne punojmë në interesin më të mirë të pacientëve në çdo kohë. Pacientët japin pëlqimin e informuar për të gjitha trajtimet dhe procedurat pasi kuptojnë plotësisht opsionet.
PUNA NË GRUP
Të gjithë anëtarët e ekipit duhet të punojnë së bashku. Ne përdorim anët e forta të njëri-tjetrit për të arritur një përfundim ose rezultat që është më i madh se ajo që mund të arrihet individualisht. Komunikojmë me lehtësi dhe ndajmë informacion lirisht. Pacientët mund të presin që një ekip i koordinuar të punojë në mënyrë efikase dhe efektive në emër të tyre.
EKSELENCA
Të gjithë anëtarët e ekipit pritet të jenë ekspertë në funksionet e tyre. Mjekët duhet t'u japin pacientëve këshilla të përshtatshme dhe në kohën e duhur. Jo vetëm që jemi të arsimuar në fushat tona dhe kemi përvojë të mjaftueshme, por gjithashtu vazhdimisht kërkojmë njohuri dhe përvoja të reja që shërbejnë për të zhvilluar ekspertizën tonë në mënyrë që të ofrojmë shërbimet mjekësore më të fundit dhe më inovative në të gjithë vendin. Gjithashtu, në mënyrë rutinore dhe kolektive përmirësojmë punën tonë.