Geriatri

GERIATRIA është një degë e mjekësisë që merret me kujdesin dhe trajtimin e të moshuarve. Ajo fokusohet në problemet shëndetësore, funksionale dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. Geriatria përfshin:

 

Diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të lidhura me moshën, si:
  • Demenca (probleme me kujtesën)
  • Osteoporoza (kocka të dobëta)
  • Hipertensioni
  • Diabeti (niveli i lartë i sheqerit në gjak)

 

Ndihmën në jetën e përditshme, p.sh.:
  • Monitorimi i aktiviteteve si ngrënia, veshja dhe higjiena
  • Ndihma në përdorimin e barnave dhe parandalimin e komplikimeve

 

Fizioterapi dhe terapinë për të ruajtur lëvizshmërinë(ecjen) dhe autonomine e të moshuarve.

 

Mbështetje për familjet, p.sh.:
  • Ndihma financiare
  • Asistencë në shtëpi ose në qendra speciale për të moshuarit

 

Kujdesi për pacientët me sëmundje të rënda, p.sh.:
  • Menaxhimi i dhimbjeve
  • Kujdesi paliativ (për të përmirësuar cilësinë e jetës në fazat e fundit)

 

Geriatria synon të përmirësojë jetën e të moshuarve dhe t'u ofrojë atyre një jetë më të shëndetshme dhe të kënaqshme.

KONTAKTONI +355 (0) 69 60 72 333

Nëse dëshironi të rezervoni një takim ose keni pyetje për ne, telefononi tani dhe një nga anëtarët e ekipit tonë do të jetë më se i lumtur të ndihmojë.