“DITA BOTËRORE E SHËNDETIT”, 7 PRILL 2023
11/04/2023DHËNIA E NDIHMËS SË PARË – CPR
27/05/2023DITA BOTËRORE E ADN-SË
25 Prilli është Dita Botërore e ADN-së, një datë e shënuar që përkujton zbulimin e heliksit të dyfishtë të ADN-së në 1953 nga studiuesit Watson dhe Crick dhe përfundimin e Projektit të Gjenomit Njerëzor në 2003. Zbulimet mbi ADN-në dhe në tërësi mbi fushën e gjenetikës dhe biologjisë molekulare kanë bërë të mundur implementimin e tyre në diagnostikimin e sëmundjeve kanceroze apo të sëmundjeve gjenetike dhe falë hulumtimeve në dekadat e fundit dhe zhvillimin e inxhinjerisë gjenetike dhe terapisë gjenike.
Për të celebruar këtë datë të shënuar për shkencën dhe për shëndetin, studentët e Klubit të Mjekësisë zhvilluan aktivitetin laboratorik në orën e Gjenetikës ku u proçesua ekstrakti i ADN-së nga fruta me mentorimin e PhD. Malvina Prapa dhe Dr. Blerta Turani. Gjithashtu u ekpozuan prototipe 3D si struktura e heliksit të dyfishtë të ADN-së, struktura e kromozomit dhe organizimi brënda qelizor të realizuara me printer 3D me bashkëpunimin e Koi Barbullushi (Creative Maker Space Lab).