DITA BOTËRORE E SHËNDETIT ORAL
21/03/2024MIRËQENIA FIZIKE DHE NDIKIMI NË MIRËQENIEN MENDORE
Studentët së bashku me pedagogen Msc.Ardiola Bodinaku nga Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit, të programeve Psikologji dhe Punë Sociale ishin pjesë e një aktiviteti shumë interesant mbi rëndësinë e shëndetit mendor.
Një ftesë nga Urdhri i Psikologut, si vend anëtarë me të drejta të plota i Federatës Evropiane të Shoqatave të Psikologëve (EFPA), i cili ka fituar të drejtën e organizimit të Semestrit të EFPA-së, gjatë periudhës Janar – Qershor 2024, një aktivitet që realizohet nga shtetet anëtare me rotacion.
Aktiviteti me natyrë sportive dhe argëtuese me studentë kishte për qëllim ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e shëndetit mendor si dhe promovimin e aktivitetit fizik si element i nevojshëm për mirëqënien psikoemocionale.