
Poliklinika Universitare Barleti në emisionin “Diagnozë”
10/10/2025
Paneli: HealthTech — Ndërtimi i Gjeneratës së Re të Themeluesve në Teknologjinë Shëndetësore
28/10/2025Projekt i realizuar nga Poliklinika Universitare “Barleti” në bashkëpunim me World Vision Albania
Poliklinika Universitare “Barleti”, në bashkëpunim me World Vision Albania, ka përfunduar me sukses një projekt të rëndësishëm që synon përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe mbështetjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta.
Në kuadër të këtij projekti janë realizuar dhe shpërndarë pajisje ndihmëse dhe ortopedike të përshtatura sipas nevojave individuale të përfituesve, duke mundësuar rritje të pavarësisë, mirëqenies dhe integrimit social të fëmijëve.
Pajisjet e përfshira në projekt janë:
- Ortoza për mbështetje dhe korrigjim postural,
- Këpucë ortopedike të personalizuara,
- Deambulatorë (walker / eciatore) dhe mjete ndihmëse për ecje,
- Karroca elektrike dhe karroca të ndërmjetme për fëmijët me aftësi të kufizuara,
- Aparate dëgjimi për fëmijët me vështirësi në dëgjim,
- Bustë ortopedike për trajtimin e skoliozës, të shoqëruara me vizitë mjekësore përkatëse.
Ky projekt përfaqëson një model bashkëpunimi të suksesshëm ndërmjet institucioneve shëndetësore dhe organizatave sociale, me fokus te kujdesi gjithëpërfshirës dhe human për fëmijët dhe familjet në komunitet.
Poliklinika Universitare “Barleti” dhe World Vision Albania vazhdojnë të kontribuojnë së bashku për përmirësimin e jetës së fëmijëve në nevojë dhe forcimin e shërbimeve shëndetësore në vend.


