MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME JONATHAN CENTER
27/06/2023“SHËNDETI PËR TË GJITHË”, STUDENTËT NJIHEN ME TEKNIKAT INFERMIERORE
06/03/2024UNIBA ZHVILLON TRAJNIMIN ME TEMË: FIBROZA KISTIKE! REHABILITIMI RESPIRATOR!
Më datë 27 tetor 2023 u organizua nga Universiteti Barleti, pjesë e Barleti Group sh.p.k., trajnimi me temë “Fibroza Kistike! Rehabilitimi respirator!’’
Trajnimi zgjati 6 orë efektive në total me 6 kredite të miratuara duke realizuar të plotë dhe në mënyrë profesionale programin dhe axhendën e planifikuar të aktivitetit.
Ky trajnim u zhvillua dhe u zbatua nga njësia e specializuar Barleti Training and Testing Center (BTTC) me anë të Akademisë Shëndet, Psikologji dhe Komunitet me trajnuese Prof. Dr. Evda Veveçka dhe Msc. Jola Xharo, si dhe nën mbikqyrjen dhe koordinimin e Koordinatores së Akademisë Shëndet, Psikologji dhe Komunitet, për trajnimet në fushën e Mjekësisë, PhD. Anila Jançe.
Aktiviteti u shoqërua me leksion teorik dhe praktik, diskutim në grup, pyetje, përgjigje dhe formular vlerësimi, ku të pranishmit shprehën mendimet dhe sugjerimet e tyre lidhur me avantazhet, nevojat dhe përparësitë e evidentuara gjatë trajnimit, duke ofruar kështu shkëmbim njohurish dhe eksperiencash midis pjesëmarrësve.
Në këtë trajnim morën pjesë 39 pjesëmarrës, profesionistë të liçencuar nga Urdhri i Mjekut dhe Urdhri i Infermierit, të cilët dhanë përshtypjet e tyre pozitive për trajnimin duke e cilësuar atë një moment të rëndësishëm drejt përfitimit dhe përditësimit me njohuri të reja në lidhje me temën.
“Jemi optimist për gjithcka u realizua dhe mbetemi të tillë për në trajnimet e rradhës, në fushën e shëndetit”, theksuan profesionistët që realizuan këtë trajnim.