
TERRITORIAL SALES & EVENTS COORDINATOR
28/08/2025
MENAXHER MEDIA SOCIALE, MEDICAL TOURISM (BARLETI INTERNATIONAL HEALTHCARE)
28/08/2025MENAXHER I MEDIAVE SOCIALE (POLIKLINIKA & AGJENCIA)
Titulli i Pozicionit: Menaxher i Mediave Sociale – Poliklinika dhe Agjencia
Departamenti: PR & Marketing
Lloji i Pozicionit: Full Time
Barleti Medical Group
Barleti Medical Group, në partneritet me Universitetin Barleti, përpiqet të sjellë një risi në tregun mjekësor shqiptar. Synojmë të jemi të pranishëm në të gjithë zinxhirin e vlerës të sektorit të shëndetit dhe industrisë mjekësore përmes një qasjeje të integruar multidisiplinare, duke përdorur avantazhet e transformimit digjital dhe teknologjive të reja si në diagnostikim, trajtim dhe parandalim të sëmundjeve, por edhe terapi e rehabilitim të pacientëve.
Qëllimi i Pozicionit:
Të ndërtojë dhe menaxhojë praninë digjitale të Poliklinikës dhe Agjencisë, duke e kthyer komunikimin online në një pasqyrë dinjitoze të shërbimeve dhe vlerave institucionale.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Harton dhe ekzekuton kalendarin e përmbajtjes për rrjetet sociale.
- Menaxhon fushatat promovuese online (Meta Ads, Google Ads).
- Përgatit përmbajtje vizuale dhe tekstuale për platformat digjitale.
- Monitoron performancën e postimeve dhe ndërveprimet me audiencën.
- Bashkëpunon me ekipin për prodhimin e materialeve promocionale.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Diplomë universitare në Marketing, Komunikim ose fusha të ngjashme.
- Përvojë e provuar në menaxhimin e mediave sociale.
- Aftësi në copywriting dhe përdorim të mjeteve grafike (Canva, Adobe).
- Aftësi për të analizuar treguesit e performancës digjitale.
- Kreativitet, iniciativë dhe ndjeshmëri ndaj trendëve të tregut.
Kontaktet
Personat e interesuar duhet të dërgojnë:
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për pozicionin
Dokumentet duhet të dërgohen në adresën e burimeve njerëzore: [email protected]
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.Barleti Medical Group deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42, datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.


