
MEDICAL REPRESENTATIVE (INSTITUTIONAL)
28/08/2025
MENAXHER I MEDIAVE SOCIALE (POLIKLINIKA & AGJENCIA)
28/08/2025TERRITORIAL SALES & EVENTS COORDINATOR
Titulli i Pozicionit: Territorial Sales & Events Coordinator
Departamenti: PR & Marketing
Lloji i Pozicionit: Full Time
Barleti Medical Group
Barleti Medical Group, në partneritet me Universitetin Barleti, përpiqet të sjellë një risi në tregun mjekësor shqiptar. Synojmë të jemi të pranishëm në të gjithë zinxhirin e vlerës të sektorit të shëndetit dhe industrisë mjekësore përmes një qasjeje të integruar multidisiplinare, duke përdorur avantazhet e transformimit digjital dhe teknologjive të reja si në diagnostikim, trajtim dhe parandalim të sëmundjeve, por edhe terapi e rehabilitim të pacientëve.
Qëllimi i Pozicionit:
Të promovojë shërbimet e Barleti Medical Group në territorin e përcaktuar, duke ndërtuar rrjete bashkëpunimi lokal dhe duke organizuar evente që rrisin praninë dhe besimin e markës në komunitet.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Promovon shërbimet e poliklinikës dhe agjencisë në terren.
- Zhvillon partneritete me biznese dhe institucione lokale.
- Organizimin e eventeve, aktiviteteve promovuese dhe fushatave informuese.
- Ndjek dhe raporton mbi performancën e shitjeve dhe eventeve.
- Bashkëpunon ngushtë me ekipin e marketingut për zbatimin e strategjive.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim ose fusha të ngjashme.
- Përvojë pune në shitje dhe/ose organizim eventesh.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negociimi.
- Disponueshmëri për lëvizje në territorin e përcaktuar.
- Aftësi për të punuar në kushte dinamike dhe me afate kohore.
Kontaktet
Personat e interesuar duhet të dërgojnë:
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për pozicionin
Dokumentet duhet të dërgohen në adresën e burimeve njerëzore: [email protected]
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.Barleti Medical Group deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42, datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.


