
Bashkëpunim Barleti Medical Group me Invest Medical Albania për shërbime mjekësore
08/08/2025
TERRITORIAL SALES & EVENTS COORDINATOR
28/08/2025MEDICAL REPRESENTATIVE (INSTITUTIONAL)
Titulli i Pozicionit: Medical Representative – Institutional
Departamenti: PR & Marketing
Lloji i Pozicionit: Full Time
Barleti Medical Group
Barleti Medical Group, në partneritet me Universitetin Barleti, përpiqet të sjellë një risi në tregun mjekësor shqiptar. Synojmë të jemi të pranishëm në të gjithë zinxhirin e vlerës të sektorit të shëndetit dhe industrisë mjekësore përmes një qasjeje të integruar multidisiplinare, duke përdorur avantazhet e transformimit digjital dhe teknologjive të reja si në diagnostikim, trajtim dhe parandalim të sëmundjeve, por edhe terapi e rehabilitim të pacientëve.
Qëllimi i Pozicionit:
Të ndërtojë dhe forcojë marrëdhëniet institucionale me organizata partnere shëndetësore, mjekë referues, korporata dhe institucione publike, duke promovuar shërbimet dhe vlerat e Barleti Medical Group.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Zhvillon marrëdhënie profesionale me institucionet shëndetësore dhe organizatat publike/private.
- Promovon shërbimet e klinikës tek mjekët referues dhe partnerët institucionalë.
- Ndërton ura bashkëpunimi për projekte afatgjata.
- Raporton mbi aktivitetin e zhvillimit të marrëdhënieve institucionale.
- Organizon takime prezantuese dhe workshop-e me partnerë potencialë.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Diplomë universitare në Shkenca Mjekësore, Farmaci, Marketing ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë pune në zhvillimin e marrëdhënieve institucionale ose shitje në sektorin shëndetësor.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negociimi.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
- Orientim drejt rezultateve dhe punës në ekip.
Kontaktet
Personat e interesuar duhet të dërgojnë:
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për pozicionin
Dokumentet duhet të dërgohen në adresën e burimeve njerëzore: [email protected]
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Barleti Medical Group deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42, datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.


