
MENAXHER I MEDIAVE SOCIALE (POLIKLINIKA & AGJENCIA)
28/08/2025
Webinar: Human Microbiome & Dieta
09/09/2025MENAXHER MEDIA SOCIALE, MEDICAL TOURISM (BARLETI INTERNATIONAL HEALTHCARE)
Titulli i Pozicionit: Menaxher Media Sociale, Medical Tourism – Barleti International Healthcare
Departamenti: PR & Marketing
Lloji i Pozicionit: Full Time
Barleti Medical Group
Barleti Medical Group, në partneritet me Universitetin Barleti, përpiqet të sjellë një risi në tregun mjekësor shqiptar. Synojmë të jemi të pranishëm në të gjithë zinxhirin e vlerës të sektorit të shëndetit dhe industrisë mjekësore përmes një qasjeje të integruar multidisiplinare, duke përdorur avantazhet e transformimit digjital dhe teknologjive të reja si në diagnostikim, trajtim dhe parandalim të sëmundjeve, por edhe terapi e rehabilitim të pacientëve
Qëllimi i Pozicionit:
Të promovojë shërbimet shëndetësore të Barleti International Healthcare në tregjet ndërkombëtare, duke përdorur strategjitë e medical tourism dhe mjetet e marketingut global.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Ndërton dhe zbaton strategjinë e komunikimit për tregjet ndërkombëtare.
- Promovon shërbimet shëndetësore përmes rrjeteve sociale dhe platformave online.
- Menaxhon përmbajtjen në gjuhë të huaja (anglisht + preferohet gjuhë të tjera).
- Bashkëpunon me agjenci të huaja dhe partnerë turistikë.
- Raporton mbi performancën e fushatave ndërkombëtare.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Menaxhim ose fusha të ngjashme.
- Përvojë pune në medical tourism ose marketing ndërkombëtar.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi në anglisht (gjuhë shtesë përbën avantazh).
- Njohuri të fushës së turizmit dhe shërbimeve shëndetësore.
- Aftësi organizative dhe orientim drejt rezultateve.
Kontaktet
Personat e interesuar duhet të dërgojnë:
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për pozicionin
Dokumentet duhet të dërgohen në adresën e burimeve njerëzore: [email protected]
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Barleti Medical Group deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42, datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.


