CEREMONIA E BLUZAVE TË BARDHA
23/11/2022TRAJNIM NË INFERMIERI
16/03/2023DHURIM VULLNETAR I GJAKUT PËR FËMIJËT TALASEMIK
Në vendin tonë janë 600 fëmijë talasemikë, të cilët çdo dy javë duan një flakon gjaku për të jetuar normal.
Fëmijët talasemikë janë target grupi më vunerabël ndaj Klubi i Mjekësisë në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Mjekësore organizon aktivitetin “Dhurim vullnetar i gjakut për fëmijët talasemik”. Qëndra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ditën e enjte, datë 16.03.2023 ora 09:00 – 14:00, do jetë e pozicinuar në Hollin e Universitetit “Barleti” për të gjithë ju që keni dëshirë dhe mundësi të dhuroni gjak.
Dhuron Gjak:
– Çdo person i moshës 18 – 60 vjeç dhe që nuk vuan nga asnjë sëmundje kronike, mund të jetë dhurues vullnetar i gjakut.
– Çdo person që do të dhurojë gjak duhet të ketë ngrënë 1-2 orë përpara dhurimit.
Ne në trupin tonë kemi 5-6 litra gjak.
Dhuruesit do t’i ushtrohen një analize paraprake nga mjekët e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut si:
1. Matja e temperaturës
2. Hemoglobina (anemia)
3. Tensioni
4. Plotësimi i një pyetsori mbi historinë e shëndetit.
Nëse do dalin mirë këto analiza atëherë do të dhurohet gjak 300-400 ml. Kjo sasi zëvendësohet brenda 24 orëve si lëng,ndërsa rruazat e kuqe formohen brenda 7 ditëve.
Japim apo nuk japim gjak, në trupin tonë shkatërimi dhe rindërtimi i rruazave të kuqe ndodh çdo katër muaj. Pra dhurimi i gjakut përshpejton rigjenerimin e shëndetit dhe palca bëhet më aktive për të prodhuar rruaza të kuqe të fuqishme.
Përjashtohen nga dhurimi i gjakut:
– Personat që mjekohen me antibiotik
– Nënat që ushqejnë femijë me gji
– Ata që kanë bërë një operacion e nuk kanë mbushur 6 muaj nga operacioni
– Ata që nuk kanë kaluar 3 muaj nga bërja e një tatuazhi
Përfitimi i dhuruesit:
-Një shëndet më të mirë dhe analizat si më poshtë:
-Grup gjaku
-Hepatitet A, B, C
-Transaminazat e mëlçisë
-Sëmundjet seksualisht të trasmetueshme HIV, Sifilis, Gonore
-Kolesterol
-Ferritinë
-Proteina totale