DHURIM VULLNETAR I GJAKUT PËR FËMIJËT TALASEMIK
15/03/2023“DITA BOTËRORE E SHËNDETIT”, 7 PRILL 2023
11/04/2023TRAJNIM NË INFERMIERI
Më datë 11 MARS 2023 nën mbikqyrjen dhe koordinimin e Koordinatores së Akademisë Shëndet, Psikologji dhe Komunitet, për trajnimet në fushën e Mjekësisë, PhD. Anila Jançe , u zhvillua trajnimi “Asistenca Infermierore Perioperatore’’.
Ky trajnim u organizua nga Universiteti Barleti, pjesë e Barleti Group shpk dhe u zbatua nga njësia e specializuar Barleti Training and Testing Center (BTTC) me anë të Akademisë Shëndet, Psikologji dhe Komunitet me trajnuese Dr. Etleva Rustami dhe Msc. Kujtime Vakëflliu.
Aktiviteti u shoqërua me leksion teorik dhe praktik, diskutim në grup, pyetje, përgjigje dhe formular vlerësimi, ku të pranishmit shprehën mendimet dhe sugjerimet e tyre lidhur me avantazhet, nevojat dhe përparësitë e evidentuara gjatë trajnimit , duke ofruar kështu një shkëmbim njohurish dhe eksperiencash midis pjesëmarrësve.